“S’ke ardhë për psikolog ktu”, shihni përballjen e studentëve me Ramën në Vlorë (VIDEO)
Po t'i shikosh bataretë verbale të opozitës, ato janë ku e ku më të rënda. Ajo, përpos shkatërrimit të arsimit, luksit që buron nga vjedhja, e akuzon kryeministrin edhe për lidhje me krimin, për drogën, për grabitjen e zgjedhjeve, për njëmijë e një mëkate të tjera. Dhe kur bën këtë krahasim, në mendje të vjen një pyetje naive: Po pse të parët që ende nuk e kanë shpallur armik, i dalin Ramës nga salla, ndërsa të dytët e ndjekin si qingja nga pas ? Përgjigjja është e thjeshtë. Studentët janë të pastër, të çiltër, të pakalkuluar në zemërimin dhe mllefin e tyre. Ata nuk janë bërë endje pjesë e një sistemi që të ul kokën, prandaj sillen ashtu. Ndërsa PS dhe LSI, e kanë hallin tek mandatet, tek pushteti i të qenit opozitë, tek përfitimet monetare që burojnë prej tij, tek ankthi i të lënurit të skenës bosh, tek gjera banale si rroga, dietat, pagesa e celularëve dhe karburanti. Të qenit deputetë ata e shohin si status, si pjesë e kastës, si mundësi për të rikapur karrigen e kundërshtarit dhe aspak si ide apo si mision. Prandaj ata po kthehen kokulur në parlament duke bërë rolin e atyre freshistave, me të cilët Rama po mbush sallat duke i paraqitur si kundërshtarë fallco. Me rikthimin në parlament, edhe Luli edhe Monika, po kryejnë aktin suprem të një opozite fallco. Analiza/ Dy fytyrat e PD-së për fundin e bojkotit Le ta bëjnë, ndoshta është e kotë t’u kërkosh më shumë. Ndoshta është e tepërt të pretendosh të dalin nga guacka ku janë mësuar. Le të hyjnë. Por të paktën të na kursejnë ne të tjerëve skenat heroike se po sakrifikohen për studentët. Le të futen me kokën ulur dhe sytë përmbys, duke mos u tallur me ata që po e refuzojnë me këmbëngulje bashkëbisedimin me Ramën. ©Lapsi.al